Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Te Flamurtari rikthehen 4 titullarë, Duro vendos për formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Te Flamurtari rikthehen 4 titullarë, Duro vendos për formacionin

Flamurtari do të luajë në transfertë ndaj Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Skuadra vlonjate do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv duke qenë se pozitat në klasifikim nuk janë të favorshme. Për këtë takim, trajnerit Shpëtim Duro do t'i rikthehen 4 titullarë por me shumë gjasa ai do të hedhë në fushë formacionin që luajti kundër Teutës.

Tekniku kryeqytetas u shfaq i kënaqur me atë që lojtarët prodhuan në fushën e blertë, megjithëse kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-1. Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit është vendosur të luhet ditën e dielë në orën 17:00, në stadiumin "Selman Stërmasi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga