Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Të ecim përpara", Refik Halili pas derbit: Po i largohemi vendit të parë, raste si të Seferit ndodhin

Shkruar nga NEWSPORT
"Të ecim përpara", Refik Halili pas derbit: Po i largohemi

Partizani ia doli të fitonte derbin e kryeqytetit, duke mposhtur 1-0 Tiranën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Çinari, me lojtarin shkodran që nuk fal para portës. Menjëherë pas sfidës ka folur Presidenti i Tiranës, Refik Halili.

"Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara.

Kam besim te skuadra, kam besim te çunat. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë.

Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Ky është kismeti. E rëndësishme është që neve punojmë të ecim përpara.Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po i largohemi shumë kreut të klasifikimit, duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.

Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet" - Tha Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga