Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ditën e sotme është shfaqur sportiv, ndërsa ka ndjekur punën që po bëhet për hapjen e kanaleve vaditëse në Elbasan dhe Cërrik.
Por këtë herë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, Balla është shfaqur i veshur sportiv, me një xhup të skuadrës së Interit, me inicialet e tij të vendosura në të.
Një "sfidë" kjo që Balla i bën Kryeministrit Rama, i cilië shtë tifoz i Juventusit, ekipit rival të Interit. Por jo vetëm Ramën, por Balla ka kundërshtar edhe zv.kryeministrin Braçe, i cili është tifoz po me Juventusin.
Rama dhe Braçe e kanë shprehur gjithmonë simpatinë e tyre për futbollin dhe për rekordmenët italianë të Juventusit, ndërsa kjo dalje e Ballës vjen si "rrufe në qiell të hapur", pasi nuk e kishte shprehur ndonjëherë simpatinë e tij për Interin.
Na mbetet të presin nëse do të ketë ndonjë "thumbim" nga Rama, i cili nuk e kursen ironinë për Interin dhe interistët.