
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intesvistë për mikrofonin e RTSH-së pas përfundimit të kampionatit, ku tregon planet për të ardhmen lidhur me skuadrën e Lazios, duke zbuluar dhe disa detaje interesante lidhur me vendlindjen e tij, Shqipërinë.
Ai ka treguar se nëse një ditë rikthehet në Shqipëri, do mundohet të realizojë dhe të vërë në jetë disa gjëra që në vendin tonë mungojnë, duke mos përjashtuar në këtë mënyrë mundësinë për tu rikthyer në atdhe.
Ai ka zbuluar dhe një detaj të veçantë që më parë askush nuk e dinte, lidhur me një ofertë që i ka ardhur për tu bërë president i Federatës Shqipare të Futbollit, ofertë të cilën ai e ka refuzuar për vetëm një arsye, sikurse ai e shpjegon në rrëfimin e tij.
"Dëshira ime është të jap kontibutin tim. Nëse rikthehem në Shqipëri do marr atë që më mungon, nuk kam asgjë për të fituar. Më është ofruar posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ofertë të cilën e kam refuzuar për shkak se e ndjej veten njeri të fushës", ka shpjeguar Tare në përfundim të intevistës së dhënë për RTSH.