Luftëtari është rikthyer ditën e djeshme zyrtarisht në fushë. Gjirokastritët ndryshe nga skuadrat e tjera ka bërë tampon për të gjithë lojtarët e saj për të parë nëse janë të infektuar apo jo. Në një intervistë për mediat trajneri Neritan Novi ka zbuluar edhe arsyet e këtyre analizave, por ajo që e shqetëson më shumë teknikun janë dëmtimet që mund të kenë lojtarët.
“Jemi zonë e gjelbër dhe kemi sportistë të ardhur nga zona të tjera, të kuqe, si nga Shkodra, Durrësi e Tirana. Na është ofruar kujdesi i epidemiologjisë së spitalit, që të bëjmë tamponët. Kam parë ndeshjet në Gjermani dhe ka shumë dëmtime e probleme. Duke pasur parasysh ku jemi ne me Gjermaninë, besoj se do të kemi shumë probleme edhe ne gjatë fillimit të kampionatit”.