Federata Shqiptare e Futbollit është duke vëzhguar talented shqiptare në mbarë botën. Drejtuesit e FSHF-së përpa disa ditës kanë zhvilluar një seleksionim në Europë, nga të cilët janë vëzhguar mbi 250 talente të datëlindjeve të ndryshme.
FSHF nuk ka harruar edhe talented brenda Shqipërisë, teksa ditën e sotme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm. Nga dita e nesërme do të nisin seleksionimet e talenteve të reja. Pjesmarrës do të jenë të gjithë trajnerët e moshave, duke treguar edhe një herë interesin e Federatës për ecurinë e fubollit te të rinjtë.
Njoftimi i FSHF-së:
Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ka filluar ditën e sotme seleksionimet për datëlindjet 2001 deri 2006, për të gjithë lojtarët e evidentuar dhe testuar gjatë të gjithë vitit në përfaqësueset rajonale dhe në seleksionime që janë zhvilluar përgjatë vitit në 6 Zyrat Rajonale që FSHF ka në Korçë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.
Nga seleksionimet e zhvilluara brenda Shqipërisë janë parë dhe ndjekur nga afër mbi 1 mijë lojtarë të këtyre datëlindjeve. 247 më të spikaturit, do të testohen nga data 17 dhjetor deri më datë 20 dhjetor, sipas datëlindjeve respektive, në stërvitje dhe ndeshje stërvitore që do të zhvillohen në Qendrën Sportive Kamëz. Lojtarët janë nën urdhërat e stafit teknik teknik të drejtuar nga Dzemal Mustedanagic, i cili sëbashku me stafin e tij, Alban Bushi, trajneri U-21, Nevil Deden, trajner i U-19, Elvin Beqirin, trajner i U-17, Armand Dama, trajner i U-15 dhe Dritan Babamusta, Sulejman Mema e Denis Lilo nga sektori ekipeve Kombëtare, dhe për secilin lojtarë të vëzhguar do të merren të gjitha të dhënat të cilat do të skedohen për tu ndjekur në vazhdim nga stafi teknik, duke ndjekur ecurinë e tyre përgjatë vitit 2020 në skuadrat e tyre respektive.
Kalendari i seleksionimeve sipas moshave përkatëse:
• Datë 18 Dhjetor, ora 10:00, seleksionim me datëlindjet 2005
• Datë 18 Dhjetor, ora 13:00, ndeshje miqësore, Partizani B me ekipin kombëtar
2001
• Datë 19 Dhjetor, ora 10:00, seleksionim me datëlindjet 2004
• Datë 19 Dhjetor, ora 11:30, seleksionim me datëlindjet 2003
• Datë 19 Dhjetor, ora 13:00, seleksionim me datëlindjet 2002
• Datë 20 Dhjetor, ora 10:00, seleksionimi përfundimtar me datëlindjet
2005-2006