Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Takimi mes Dukës dhe Ramës zhbllokon futbollin, kreu i Ligës Profesioniste tregon për nisjen e Superligës (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Takimi mes Dukës dhe Ramës zhbllokon futbollin, kreu i Ligës

Superliga duket se do të nisë më në fund. Megjithëse ende nuk është zyrtare, takimi mes kreut të FSHF-së Armand Duka dhe kryeministrit Edi Rama i ka hapur rrugë rikthimit të futbollit në Shqipëri.

Për këtë, Newsport.al kontaktoi me kreun e Ligës Profesioniste, Edvin Libohova. Ende nuk është një datë e caktuar nga Liga, pasi është shumë herët për këtë, me Libohovën që zbuloi se shumë shpejt Liga do dalë me një deklaratë për më shumë detaje.

"Nuk ka ende asgjë zyrtare për të nisur kampionatin. Në orët në vijim do ketë më shumë detaje pasi di që zoti Duka është takuar me kryeministrin Rama dhe duhet të flasim me anëtarët e Ligës për të marrë një vendim. Ende nuk e kemi një datë për nisjen e Superligës", tha shkurtimisht Libohova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga