Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ta ndalojmë kundërshtarin me gjitha mënyrat", sulmuesi i Apolonisë thirrje skuadrës: Na mungon eksperienca, më ka lodhur Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
"Ta ndalojmë kundërshtarin me gjitha mënyrat", sulmuesi

Redon Mihana ishte autor i golit të vetëm për Apoloninë sot në ndeshjen kundër Kastriotit. Fierakët barazuan falë këtij talenti që është edhe pjesë e kombëtares U-21. Në fjalën e tij pas ndeshjes, sulmuesi i Apolonisë tha:

"Jam i kënaqur me golin, por jo me pikën që morëm. Nuk e di nëse ka qenë penallti ose jo, duhet parë nga kamera. Duhet të vazhdojmë të fitojmë, sepse s'mund të ecet kështu përpara.

Lodhja me Kombëtaren? Ndikoi lodhja. Kemi udhëtuar gjatë. Te unë sidomos, për veten time po flas.

Eksperienca? Duhet të luajmë sa më "fair-play" futboll. Edhe eksperienca mungon, sepse duhet të bëjmë faulla. Duhet të tregohemi të zgjuar për të ndaluar kundërshtarin.

Arbitri? Mendoj që ka shkuar mirë. Nuk e di çfarë të them tjetër. Mund të ketë bërë ndonjë gabim, por që janë njerëzore. Kur gabojnë në Europë me VAR, ndodh edhe këtu.

Ndryshimi i Superiores me Kategorinë e Parë? Cilësia e lojtarëve në Superligë ndryshon nga Kategoria e Parë. Sigurisht është më e vështirë edhe për mua", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga