Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Surprizohet Korabi në prag festash, lajme të mira për stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizohet Korabi në prag festash, lajme të mira për stadiumin

Në këto ditë fundviti, kanë ardhur lajme të mira për Korabin, i cili pa rikthimit nga pushimet e dimrit, do të mund të luajë në stadiumin "Korabi" në Peshkopi. Punimet kanë nisur për rikonstruktimin e këtij impianti, që të përfundojnë brenda një periudhe të shkurtër, për të qenë i gatshëm për ekipin pas rikthimit nga pushimet e dimrit.

Rikonstruksioni i stadiumit do të bëhet bazuar në disa kritere që duhen plotësuar në mënyrë që ky stadium të licencohet edhe për ndeshjet e tjera të Superiores.

Disa prej kushteve që duhen plotësuar, kanë të bëjë me ndërtimin e tre shkallëve për akomodimin e tifozëve, tribuna lëvizëse dhe rrethimi i dyfishtë që ka të bëjë me sigurinë që do të ofrojë pas rikonstruktimit.

Për fazën e parë, Korabi u detyruar të zhvillojë takimet në "Selman Stërmasi", "Zeqir Ymeri" dhe në stadiumin e Peqinit. Pas rikonstruktimit të impiantit, do të marrë fund kjo histori, pasi do mund të luajnë takimet në shtëpi.

[gallery columns="1" size="full" ids="69628,69629"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga