Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Surprizë në Kategorinë e Dytë, skuadrat ndajnë pikët mes 2 golave

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizë në Kategorinë e Dytë, skuadrat ndajnë

Kategoria e Dytë dhe konkretisht grupi A ka dhuruar sot sfidën mes Gramshit dhe Adës, e mbyllur në barazim 1-1. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në të 50 minutë me Frrokun, ndërsa një autogol për të pafatin Ndoji ka vendosur gjithçka në ekuilibër në të 81 minutë.

Me këtë rezultat, Gramshi mban vendin e pestë me 25 pikë, 1 më shumë se velipojakët e vendit të shtatë. Në futbollin shqiptar është luajtur sot edhe sfida e javës së 19 për Kategorinë Superiore U-21, me Dinamon që ka fituar 2-4 me Football Republic. Për Blutë ka shënuar tripletë Ortolani, ndërsa Murataj ka çuar shifrta në 4. Për vendasit rrjetën e kanë gjetur Shehaj dhe Kodra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga