Ditën e sotme u zhvilluan dy takime të “Abissnet Superiore” ajo mes Bylis dhe Erzeni e mbyllur me shifrat 4-1, ndërkoh takimi tjetër ishte Teuta dhe Vllaznia e mbyllur në 0-0. Ndeshjet e vlefshme për javën e 6 të Superligës kanë sjellë ndryshime në tabelën e renditjes, ku ballshiotët janë katapultuar në vendin e dytë.
Kanë mbetur akoma dhe 3 takime për t’u zhvilluar që përmbyllin javën e 6. Laçi dhe Kukësi do të jenë në kërkim të fitores pasi kurbinasit nuk e shijojnë që nga java e parë, ndërkohë Kukësi ska shijuar një 3 pikësh për këtë sezon dhe pse pritshmëritë janë të mëdha.
Java e 6:
Sot
Bylis - Erzeni 4-1
Teuta - Vllaznia 0-0
E shtunë
Laçi - Kukësi 15:00
Egnatia - Kastrioti 15:00
E dielë
Partizani - Tirana 19:00