
Sot në orën 20:45 do të luhet java e 18-të e kampionatit, mes Sevillias dhe Real Madridit. Pak minuta më parë janë publikuar dhe formacionet e mundshme të të dyja ekipeve.
Surpriza e trajnerit Zidan do të jetë përfshirja e Ronaldos në 11-shen që do të hedhë në fushë ndaj Sevillias. Pasi mungoi ndeshjen e fundit në 'kupën e Mbretit', Cristiano Ronaldo do të jetë titullar në ndeshjen e sotme.
Sipas medieve spanjolle, “Los Blancos” pritet të luajnë me skemën 4-4-2, ndërsa Sevillia me 3-4-3.
Aktualisht, Real Madrid pozicionohet në vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Sevillia në vendin e tretë me 36-të pikë.
[gallery columns="1" size="full" ids="73620"]
Poll