
Kategoria Superiore në Shqipëri është në pesë javët e saj të fundit, me skuadrat që kanë një ngjeshje për titullin kampion. Renditja dhe vendosja pranë njëra-tjetrës me pikë, ka bërë që Mundo Deportivo të krahasojë La Ligan me kampionatin tonë, aty ku ende nuk dihet se kush do jetë kampion në fundin e këtij sezoni.
Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid janë në garë për të qenë kampion në fundin e sezoni, me skuadrat që ndahen në pak pikë. "Nëse kërkon në futbollin europian për një renditje të tillë ku skuadrat ndahen nga pak pikë dhe ende nuk dihet kush fiton, si në Spanjë janë renditjet në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë, aty ku katër skuadrat e para ndahen nga katër pikë", shkruan Mundo Deportivo.