
Apolonia është një nga skuadrat që kërkon Superligën këtë sezon. Skuadra firake me shumë talente në ekip ka surprizuar jo pak e tashmë në vend të dytë kërkojnë që të arrijnë objektin që është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.
Gjithashtu, Apolonia do të luajë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit dhe duan që t’i shkojnë deri në fund këtij misioni edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë për ta. Në një prononcim për “Supersport”, kanë folur dy nga lojtarët e talentuar të skuadrës, portieri Romeo Harizaj dhe mbrojtësi Aleksandro Zaimaj që janë besimplotë se në fund do të dalim kampion.
“Do të arrijmë objektivin që kemi e do dalim kampion të Kategorisë së Parë. Sfida ndaj Kukësit? Po e vlerësojmë maksimalisht Kukësin pasi është ekipi i fortë, por besoj se do t’ia dalimin edhe ndaj tyre u shpreh portieri Harizaj.
Aleksandro Zaimaj: “Nuk kemi ekpseriencë, por kemi oreks dhe talent për të dalë kampion të Kategorisë së Parë. Me Kukësin do mundohemi të shprehim talentin pasi do ta na shikojnë edhe shumë njerës e besoj se do t’ia dalim”.