Erzeni do të luajë sot kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Një sfidë mjaft interesante që pritet të ketë tifozë të shumtë.
Por, gjithashtu të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin nga “Niko Dovana”, mund ta shohin drejtëpërdrejtë në valët e Televizionit Publik Shqiptar.
Takimi mes shijakasve dhe shkodranëve është programuar të luhet në orën 19:00. Erzeni gjendet në vendin e pestë me 26 pikë, kurse Vllaznia në të tretin me 28 të tilla.
