
Tirana e mbylli këtë fazë të dytë të Superiores në vendin e 4 me 27 pikë. Pritshmëritë ishin të mëdha, por skuadra e drejtuar nga Mirel Josa nuk arriti më shumë se në vendin e 4. Kjo edhe prej dëmtimeve të shumta gjatë 2 fazave. Në këtë mënyrë bardheblutë po mendojnë të ndërhyjnë në këtë merkato dimërore.
Dy repartet që pritet të ndërhyhet urgjentisht janë mbrojtja dhe sulmi. Dëmtimi i Muçës, Kërçikut apo dhe Hoxhallarit ka bërë që shpesh trajneri Josa të ketë vështirësi në prapavijë, duke u detyruar të vendosë në të djathtë të mbrojtjes Asion Dajën, i cili pozicionin natyral e ka mesfushor.
Gjithashtu edhe sulmi nuk ka qenë në formën optimale, pasi Cise nuk ka mundur të zhbllokohet për të mbajtur peshën e sulmit duke mos shënuar asnjë gol në kampionat. Në këtë mënyrë mbrojtja dhe sulmi priten të shihen me prioritet nga drejtuesit bardheblu në këtë merkato verore. Ditët e ardhshme do të mësohen edhe emrat e rinj që mund të veshin fanellën e 24 herë kampionëve të Shqipërisë, megjithatë deri atëherë duhet të presim.