
Kategoria Superiore U21 ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme. Dinamo fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Teutës, në sfidën e javës së pestë. Goli i vetëm i 90 minutëshit u realizua në minutën e 27-të. Burgaj bën gjithçka mirë para portës, duke dërguar topin në rrjetë.
Durrsakët tentuan të reagonin dhe patën disa mundësi të arta shënimi, por pa ia dalë dot. Ky 3 pikësh bën që dinamovitët të vijojnë të jenë mes pretendentëve këtë edicion, me shpresën se në fund do ia dalin të jenë në vendet e para. Kategoria Superiore U21 mbart një rivalitet shumë më ashpër sesa në sezonet e tjera.
Poll