Sot janë luajtur ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore për moshat U-17. Shumë gola të shënuar në Grupet A dhe B, ku nuk ka munguar spektakli dhe grinta e të rinjve. Në Grupin A Shkodra ka fituar kundër Shkëndijës, ndërsa Tirana është ndalur në barazim me Briansin. Të rinjtë e Vllaznisë kanë shkëlqyer duke triumfuar 3-0, kurse Laçi është mundur në shtëpi 4-1. Sakaq Partizani ka arritur të marrë 3 pikë kundër Shënkollit.
Në Grupin B, situata ka ndryshuar tërësisht dhe tashmë për titullin kampion është futur në garë edhe Football Republic. Të besuarit e Glen Dajës kanë marrë një fitore bindëse në transfertën e Korçës duke mposhtur 4-1 Skënderbeun. Vora - Pogradeci është ndërprerë, ndërsa Besa është ndalur në barazim 2-2 kundër Teutës. Elbasanasit e Pepës kanë mundur 2-0 Apoloninë dhe kryesuesit e Akademisë së Futbollit kanë triumfuar në Vlorë. Më poshtë njihuni edhe me renditjet e skuadrave në të dy grupet.



