Qendërmbrojtësi i Tiranës Gentjan Muça ka nisur sërish stërvitjen, pas dëmtimit që pësoi në takimin e fundit ndaj Flamurtarit. 29 vjeçari pësoi një kontraktim që në derbin ndaj Partizanit, por ai sakrifikoi të dhe në takimin ndaj Flamurtarit duke pësuar një dëmtim të rëndë muskular.
Muça ka lënë pas dëmtimin e para dy javëve, duke nisur vrapimet dhe rifilluar stërvitjen e veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës në kompleksin "Skënder Halili".
Gjatë periudhës së rikuperimit, 29 vjeçari i është nënshtruar terapive të shumta për të lënë pas dëmtimin dhe për tu rikthyer në fushë pas përfundimit të pushimeve të dimrit.
Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe me shumë mundësi qendërmbrojtësi do t'i bashkohet ekipit në janar për të vazhduar në normalitet stërvitjet dhe takimet e radhës që do të zhvillohen.
[gallery columns="1" size="full" ids="69016"]