
Superliga në këtë start sezoni ka rezervuar një numër të ulët golash.
Në katër javët e para të kampionatit janë shënuar vetëm 25 gola të total, ndërsa 22 sulmues gjithsej nuk janë zhbllokuar ende.
Por, Kupa e Shqipërisë që u zhvillua ditën e sotme ishte një mundësi për lojtarët ofensivë për t'u zhbllokuar.
Kështu ka ndodhur me 6 sulmues të skuadrave të Superligës që kanë gjetur golin në ndeshjet që skuadrat e tyre kanë zhvilluar sot.
Gilman Lika për Tiranën, Rangel dhe Guri për Kukësin, Jaupaj, Azubel dhe Vatnikaj për Partizanin ishin sulmuesit që gjetën rrugën e golit në sfidat e sotme të Kupës.
Sopoti-Tirana 1-1
Shënues: Çota 86′ (11-m) / G. Lika 43′
Tomori-Kukësi 0-3
Shënues: Rangel, 41′ 75′ (11-m), Guri 85′
Kevitan-Partizani 1-5
Shënues: Toska 16’ / Jaupaj 17’, Bardhi 19’, Vatnikaj 21′, Azubel 58′, 69′