
Sulmuesi i Flamurtarit Danilo Alvesh, ka folur pas takimit të djeshëm mes Flamurtarit dhe Partizanit, takim që u mbyll në barazim 1-1. Autori i golit për ekipin vlonjat ka vlerësuar lojën e djeshme, si dhe ecurinë e ekipit në javët e fundit.
Ka qenë i lumtur më shumë për marrjen e një pike në shtëpi sesa për shënimin e golit, kjo sepse ai vetë, por dhe lojtarët e tjerë të ekipit kërkojnë një ecuri më të mirë në takimet e ardhshme.
Sulmuesi ka vlerësuar kundërshtarin e djeshëm (Partizanin), duke thënë, se është një nga ekipet më të mira, por nuk ka ngurruar të tregojë avantazhet e Flamurtarit, që po ecën mirë dhe që është një nga skuadrat që po bëhet pengesë për ecurinë e skuadrave të mëdha.
Ai kërkon që në takimet e tjera të bëhet e mundur marrja e pikëve të plota, sepse vetëm kështu do mund të tregohet realisht kualiteti i ekipit, por edhe i lojtarëve të Flamurtarit.