
Partizani do të luajë të hënën kundër Laçit në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Për këtë takim do të jetë i gatshëm edhe sulmuesi i ardhur me bujë, Theophilus Solomon. Ky i fundit, prej katër ndeshjes nuk ishte në fushë, ndërsa ndaj kurbinasve mund ta nisë si titullar.
Është rikuperuar 100 përqind dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Franco Lerda. Kujtojmë që Solomon u afrua me bujë në merkaton e verës. Veç golit me Flamurtarin dhe kundër Tiranës në derbi, ai s'ka bërë asgjë tjetër në këto 12 javë. Tashmë është momenti të tregojë potencialin e tij dhe të arrijë të fitojë besimin e stafit teknik.
Poll