Sergio Junior u prezantua ditën e djeshme në skuadrën korçare. Braziliani nënshkroi me kampionët e Shqipërisë për tre vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë sulmi bardhekuq tashmë duket i mbipopulluar.
Në këtë repart bëjnë pjesë Salihi, Xhejms, Plaku dhe së fundmi Junior. Duhet thënë që secili nga këta lojtarë vështirë se do të pranojë stolin te skuadra kampione. Kështu që me shumë gjasa, Xhejms ose Plaku mund të largohen nga Skënderbeu. Salihi është titullar i padiskutueshëm dhe pritet të ndiqet me interes se cili do të jetë zgjedhja e dytë e trajnerit Agostineli, që do të luajë në krah të Salihit.
Të dy lojtarët si Xhejms, ashtu edhe Plaku janë përfolur për një largim të mundshëm në drejtim të disa ekipeve të ndryshme të Superiores, por për momentin nuk ka pasur asgjë konkrete.