Futbollisti më i ri i Realit të Madridit, Luka Jovic ka prekur tokën spanjolle.
Sulmuesi serb ka arritur akordin me Realin e Madridit deri në vitin 2025, teksa rreth orës 13:00 do të paraqitet në klinikën e Realit për të kryer testet mjekësore.
Pak minuta më pas, Jovic do të zbres në fushën e "Santiago Bernabeu", ku në sytë e mijërave tifozëve do të prezantohet si futbollist i Realit.
Sulmuesi 21-vjeçar arrin në klub në formë mjaft të mirë pasi ka shënuar për Serbinë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Lituanisë.

Poll