
Xhevahir Sukaj ka postuar pak çaste më parë një foto në rrjetet sociale, duke uruar që stadiumi i Shkodrës t'i sjellë fat Kombëtares kundër Maqedonisë.
Një urim që nuk mund t'i shmangej kurrsesi një shkodran si Sukaj, por dhe një ish-lojtar i kuqezinjve.
Gjithsesi, zërat për një rikthim të mundshëm të tij te Partizani janë shtuar së tepërmi, ndërsa në postimin e tij të bërë pak çaste më parë nuk është shmangur dot kërkesa e një tifozi të Partizanit për t'u veshur sërish i kuq.
Por, më e veçanta ka qenë edhe kërkesa e një tifozi iranian, që i lutet Sukajt të rikthehet te Sepahani, ish-skuadra e sulmuesit shkodran para se të kalonte te Partizani.
[gallery columns="1" size="full" ids="33019"]
Poll