Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Strakosha pa ekip, Gianni De Biasi: Duhet të përmirësohet larg Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Strakosha pa ekip, Gianni De Biasi: Duhet të përmirësohet larg

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën e portierit shqiptar, Thomas Strakosha, e ardhmja e së cilit vazhdon të jetë e paqartë.

Ish-tekniku kuqezi u shpreh: “Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, tha De Biasi për “TMW Radio”.

Portieri kuqezi është prej kohësh tashmë në kërkim të një skuadre të re, pas largimit nga Lazio, ku qëndroi 6 vite. Për të deri më tani, janë interesuar Chelsea dhe Newcastle, por këta të fundit janë tërhequr pas transferimit të portierit anglez, Nick Pope.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga