
Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi mendon se portierit të Kombëtares sonë dhe Lacios Thomas Strakosha duhet t'i jepet më tepër kohë për të fituar maturi dhe qëndrueshmëri në lojë, pasi është ende i ri.
Italiani ka dalë në mbrojtje të Strakoshës duke vlerësuar paraqitjet pozitive që ai ka treguar sezonin e kaluar.
"Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri. E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë", u shpreh De Biasi për mediat italiane.
Strakosha është vënë në qendër të kritikave për paraqitjet e paqëndrueshme dhe pasigurinë e shfaqur me ekipin bardhekaltër.