Basaksehiri është kualifikuar në mbrëmjen e sotme, skuadër me të cilën luan Sokol Çikalleshi. Edhe pse turqit nuk arritën të fitonin asnjë nga takimet, pasi barazuan 0-0 dhe sot 2-2 me Rijekën, arritën të kualifikoheshin falë golave në fushën kundërshtare. Bomberi i sulmit kuqezi, Çikalleshi nuk u aktivizua për asnjë minutë, megjithatë skuadra e tij ia doli të vazhdonte më tej.
Ndërsa Jahmir Hyka nuk ia doli. Shtatshkurtri i mesfushës së Luzernës u eliminua së bashku me skuadrën e tij, pasi u mund me rezultatin 3-0. Hyka e nisi takimin si titullar, ku u zëvendësua në minutën e 72-të. Shqiptari nuk arriti të bënte shumë në këtë sfidë pasi ekipi i tij mbeti me dhjetë lojtar në minutën e 38-të.
Poll