Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stoli ‘bosh’, 100 tifozë, mbrojtje që bën ‘dhurata’/ Laçi konfirmon ‘virusin e zhgënjimeve’ të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana nuk ia doli të bënte autokritië pas humbjes në derbi teksa u ndal në një barazim ndaj Laçit. Një barazim që duket si humbje duke patur parasysh që bardheblutë ishin për më shumë se 1 orë lojë, me një lojtarë më shumë pas daljes me të kuq të mbrojtësit të Laçit.

Lushkja i dha avantazhin kryeqytetasve në nisje të pjesës së dytë dhe u duk se do të ishte një fitore e lehtë me rrethanat që u gjend sfida. Mirëpo, ‘virusi’ i zhgënjimeve nuk ka ikur ende edhe pas shkarkimit të trajnerit të dytë për këtë sezon.

Olsi Myrta, 18-vjeçari i Laçit, do të barazonte rezultatin falë një ç’koordinimi të zakonshëm tashmë të mbrojtjes bardheblu. Myrta hyn në fushë dhe me prekjen e parë fut në rrjetë një top ‘dhuratë’ duke i dhënë Laçit barazimin mëse të merituar.

[caption id="attachment_725599" align="alignleft" width="340"]Ekipi i Tiranes ne ndeshjen ndaj Lacit Ekipi i Tiranes ne ndeshjen ndaj Lacit[/caption]

Si për të konfirmuar një moment alarmant të Tiranës, mjafton të shikojmë stolin e rezervave në këtë takim. Vetëm 5 lojtarë duke përfshirë portierin dhe secili prej tyre ishin lojtarë të akademisë. Teknikisht Erbim Fagu nuk mund të bënte dot as të gjitha zëvëndësimet nëse do ta kishte të nevojshme.

 

 

 

 

 

100 tifozët që erdhën në Elbasan për të mbështetur pa kushte klubin e tyre, zhgënjehen sërish…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga