Milani u mposht ditën e djeshme me rezultatin 3-2 në trasfertë ndaj Liverpool në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League. Te kuqezinjtë u ndje mungesa e madhe e Ibrahimovic që u dëmtua pas takimit me Lazion.
Ditën e sotme, ekipi është kthyer sërish në stërvitje, ndërsa sulmuesi suedez ka punuar në mënyrë të diferencuar dhe është në “luftë” me kohën për ndeshjen e së dielës. Milani do të luajë ndaj Juventusit në një tjetër ndeshje delikate, ndërsa Ibra është në dyshim të fortë e mund të mungojë e ndaj bardhezinjve.
“A do të luaj kundër Juventusit? Le të shohim ditë pas dite, nuk është sekret: Unë kam një problem të tendinit dhe nuk rrezikoj pasoja. Dua të luaj gjithë sezonin dhe mendoj se nuk jam Superman. Edhe nëse… Problemi im është se punoj shumë dhe më pëlqen të vuaj “.