Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Stërvitje në grupe të vogla, Frank LAMPARD i kujdesshëm: Po përpiqemi mos të rrezikojmë familjet

Shkruar nga NEWSPORT
Stërvitje në grupe të vogla, Frank LAMPARD i kujdesshëm: Po

Yjet e Chelsea janë rikthyer së bashku, ndërsa klubet e Premier League kanë rifilluar stërvitjen në grup me rregulloren e re.

Disa lojtarë të Chelsea dhe disa anëtarë të stafit u rikthyen në Cobham për tu stërvitur në grupe të vogla duke iu përmbajtur protokollit të Premier League dhe udhëzimeve të Qeverisë së Britanisë. Drejtuesit e Premier League votuan unanimisht të hënën per rikthimin në stërvitje duke respektuar distancimin social me pesë lojtarë në grup.

Chelsea nuk humbi kohë dhe përfitoi nga këto udhëzime për tu kthyer në stërvitje. Trajneri Frank Lampard dhe asistentët e tij ishin present, ku më së shumti lojtarët bënë fitness. Skuadra e Lampard nuk ka kohë për të humbur nëse 12 qershori mbetet data e përcaktuar për të luajtur.

“Detyra jonë si drejtues është të tregojmë kujdes me lojtarët. Hapat e parë duhet të jenë në vigjilencë të plotë. Nuk duam të ndikojmë në familjen e asnjërit prej lojtarëve tanë. Futbolli është vënë në vendin e vet. Të gjithë duan të luajnë, por duhet të sigurohemi që të gjithë lojtarët janë të sigurtë dhe ndihen të qetë”, tha Lampard.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga