Ekipi i Teutës ka zhvillur dje një stërvitje ndryshe nga herët e tjera, pasi aneksi ku është zhvilluar stërvitja ka qenë e mbuluar nga dëbora, cila në durrës kishte 6-të vjet që mungonte.
Kjo ka bërë që futbollistët të argëtohen në të njëjtën kohë ndërkohë që kanë nisur stërvitjen.
Nga ana tjetër, trajneri i ekipit, Gugash Magani ka përfituar nga kjo seancë stërvitore për të bërë një analizë të grupit aktual, për të parë se çfarë i nevojitet atij për pjesën e mbetur të kampionatit.
Magani mësohet të jetë shprehur, se ka nevojë për dy mbrojtës, një qendre dhe një krahu i djathtë, një mesfushor krahu dhe sulmues “pykë”. Kjo do t’i lehtësonte punën trajnerit, i cili do të ndihej më i sigurt në fushën e blertë.