
Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Kamzës që do luhet fundjavën e ardhshme.
Të kuqtë kanë zbritur në fushë në orën 15:00, nën urdhrat e trajnerit Klevis Dalipi. Edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme, tekniku i kuq ka shtrydhur "të tijtë".
Mësohet se fillimisht lojtarët kanë punuar pak me topin, ndërsa gjithë pjesa tjetër është përqëndruar në përgatitjen fizike. Të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët, të cilët kanë zbatuar me përpikmëri udhëzimet e teknikut Dalipi.
Fitorja kundër Flamurtarit ka rritur entuziasmin në kampin e kuq dhe tashmë të gjithë janë optimistë për Kupat e Europës. /Newsport.al/
Poll