Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Stenio Junior nuk ishte në një ditë të mirë", Trajneri i Partizani B analizon derbin: Do të ishte një bonus i madh para Teutës, kanë forcë për të fituar në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
"Stenio Junior nuk ishte në një ditë të

Derbi, Partizani-Tirana e luajtur pak ditë më parë u mbyll në barazim pa gola 0-0. I ftuar në emisionin "Sport Neës Plus", trajneri i Partizanit B, Dritan Mehmeti analizoi këtë ndeshje duke u shprehur se Partizanit i duhej më shumë kjo fitore pasi ndikon nga ana psikologjike.

"Mendoj se Partizanit i duhej më shumë fitorja që të shkonte si e barabartë në Durrës. Do të ishte një bonus nga aspekti psikologjik dhe skuadra nuk do të kishte shumë presion në ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Partizani ishte shumë mirë se Tirana në pjesën e parë pasi bardheblutë prisnin të godisnin me kundërsulme.

Partizani sulmonte më shumë në bllok, por në 20 metrat e fundit gabonin. Stenio Junior që ka qenë deçiziv në ndeshjet e fundit nuk ishte në ditët e tij më të mirë. Mendoj se Partizani është aty dhe e ka forcën për të fituar ndaj Teutës".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga