Antonio Conte e ka bërë të qartë për drejtuesit zikaltër se në janar dëshiron përforcime në skuadër. Inter është në kontakte me disa futbollistë sidomos për fazën offensive ku një nga emrat më të lakuar është ai I sulmuesit francez Giroud.
Nga ana tjetër, Conte pëlqen shumë dhe mesfushorin me tipare sulmuese që aktivizohet në Seria A me Parmën, Dejan Kulusevski. Kulusevski aktiviozhet tek Parma, por në formën e huazimit, teksa ndodhet në pronësi të Atalantës. Zikaltërit janë favoritë për shërbimet e mesfushorit, por sipas Sky Sport, në luftë për lojtarin tashmë janë dhe Juventus e Manchester United.