Ndeshja e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut kampion dhe Kukësit fitues i Kupës së Shqipërisë, do të luhet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Nuk është përcaktuar ende data, por zakonisht ky trofe i paraprin nisjes së kampionatit të ardhshëm. Eshtë menduar kjo zgjidhe edhe për të testuar stadiumin “Loro Boriçi’, pas rikonstruksionit të plotë që iu bë a tij, pasi aty, përveç Vllaznisë, pritet të luajë në vazhdim edhe Kombëtarja e Shqipërisë. Kështu, stadiumin e ri nuk do ta inaugurojë Vllaznia, por Skënderbeu dhe Kukësi.