Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stadiumi i Kamzës në rikonstruksion, Devolli me skuadrën "migrojnë" në Krujë

Shkruar nga NEWSPORT
Stadiumi i Kamzës në rikonstruksion, Devolli me skuadrën

Kamza do të luajë në fundjavë kundër Besëlidhjes, një ndeshje mjaft e rëndësishme për sa i përket objektivit të dy skuadrave, ngjitjen në Superiore. Në rast se skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli do të arrijë të fitojë, atëherë Besëlidhja është e detyruar të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Kategorinë e Parë, pasi distanca me Kamzën thellohet në 13 pikë.

Ky takim do të luhet në Krujë, pasi stadiumi "Fuat Toptani" do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni. Kujtojmë që para dy javësh Kamza priti Mamurrasin në Pezë-Helmës, ndërsa tashmë është detyruar të "migrojë" në Krujë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga