Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stadiumi i ri KUKËSIT, Safet GJICI zbardh ditën e hapjes

Shkruar nga NEWSPORT
Stadiumi i ri KUKËSIT, Safet GJICI zbardh ditën e hapjes

Presidenti i Kukësit Safet Gjici bëri me dije në emisionin "Proçesi Sportiv" se këtë muaj do të nisin punimet për stadiumin e ri të Kukësit. Ai shtoi se nëse parashikimet e projektit ecin sipas afateve, stadiumi do të përfundojë brenda 7-8 muajsh.

"Qeveria miratoi pjesën e vet. Nuk ka lidhje me hatër. Është investim i përbashkët i i qeverisë dhe Federatës. Pa infrastrukturë nuk e mbajmë dot futbollin. Për të zhvilluar ndeshje në stadiumet kombëtare duhen paguar për ndeshjet 300 mijë lekë të reja, për 'Elbasan Arenan'.  Në Shkodër shifra është më e lartë.

Këtë muaj fillojnë punimet. Po bëhen piketimet. Varet si do të ecin punimet. Besoj për 7-8 muaj përfundon", u shpreh numri 1 i klubit kuksian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga