Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stadium i ri në Superligë, shfaqen tribunat e para (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia është zyrtarisht në Superligë. Duke nisur nga sezoni që vjen, rrogozhinasit do luajnë në elitën e vendit pas një mungese prej 16 vitesh. Drejtuesit kanë marrë të gjitha masat që klubi të përfaqësohet denjësisht, teksa prej muajsh janë duke u zhvilluar punimet për stadiumin e ri.

Nga pamjet e fundit, një prej tribunave ka nisur të marrë pamje konkrete ndërsa ka dalë mbi sipërfaqen e tokës. "Hasan Zyla" pritet të marrë një pamje totalisht të re, me stadiumin që do ketë veç kushteve komode edhe ndriçim. Kujtojmë se pak muaj më parë Egnatia përfundoi fushën stërvitore, duke qenë gati për në Superligë.

Sipas drejtuesve, stadiumi i ri do jetë gati për sezonin që po vjen, me të besuarit e Gugash Maganit që fituan grupin B në Kategorinë e Parë duke zyrtarizuar Superligën dy javë nga fundi i fazës play-off.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga