
Regi Lushkja
Regi Lushkja tashmë është lojtari më i ri i Ligës së Parë persiane. Mesfushori që bëri një sezon të mrekullueshëm me Egnatian, është transferuar tek ekipi i Traktorit.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra persiane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, Regi Lushkja u prezantua tek Traktori.
“Magjia shqiptare në mesfushën e Traktorit, mirë se vjen në Traktor, Regi”, shkruan klubi persian në rrjetet sociale. Lushkja ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Traktorit.
View this post on Instagram
Poll