Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Topat e borët “kërcasin” në kokën e drejtorit, Qazim Laçi: Jam i mbaruar tani

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Topat e borët “kërcasin” në kokën e
Qazim Laci - drejtori sportiv

Qazim laçi është një nga liderët e Sparta Prague në Çekia. Mesfushori i Kombëtares është herë pa here protagonist me gola dhe asiste për çekët, teksa së fundi është bërë protagonist jashtë fushës së lojës.

Kur skuadra e Sparta Prague po bëhej gati të hypte në avion për të udhëtuar në transfertën holandeze, për të sfiduar Feyenoord, Laçi ka kaluar një situatë të sikletshme, por mjaft humoristike. Mesfushori kuqezi po luante më një shok skuadra me topa bore nga shkallët e avionit dhe në një moment topi i gjuajtur prej tij “kërcet” në kokën e drejtorit të Sparta Prague, Tomas Rosicky.

Një moment që shkaktoi shumë të qeshura, por Laçi u ndje në siklet dhe në momentin që ekipi u rehatua në avion, drejtoi shkoi për të folur me të. Laçi i jep dorën drejtorit dhe i kërkon falje dhe sigurisht që Rosicky e ka kaluar me shumë sportivitet.

“Më fal, më fal, nuk të pashë që po vije .Jam i mbaruar tani”, thekson Laçi mes të qeshurave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga