Rey Manaj
Ka nisur java e 8-të në “Pro League” të Emirateve të Bashkuara Arabe, teksa në fushë kanë zbritur Al-Sharjah – Bani Yas, e përfunduar 1 – 4.
Sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj ishte në fushë për 67 minuta, por jo në gjendje të bënte diferencën. Pas kësaj humbje të befasishme, Al-Sharjah mban pozitën e 11-të në tabelë, vetëm 8 pikë. Vlen të përmendet se Manaj në 16 ndeshje, regjistron 5 gola te klubi i ri nga Lindja e Mesme.
Sulmuesi shqiptar rezultoi përcaktues në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovc (e vlefshme për kualifikueset e ‘Botërorit 2026’, Grupi K), teksa shënoi golin e fitores në “frymën e fundit” të pjesë së parë, duke marrë trajtën e një triumfi historik.
Poll
