Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sfida e Lokomotivës nis 'ters' prej 'Modriç' shqiptar, mesfushori fajtor në humbjen e klubit kroat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sfida e Lokomotivës nis 'ters' prej
Feta Fetai

Lokomotiva Zagreb humbet në ndeshjen e HNL ose Superligës kroate me rezultat 3-0 kundër Osijek. Në këtë disfatë të klubit kryeqytetas ka dorë edhe Feta Fetai.

Legjionari e ka nisur 'ters' takimin kundër ish-ekipit të Eros Grezdës.

Shqiptari që në minutën e parë ka shkaktuar një faull shumë të keq në afërsi të zonës së ekipit nga Zagrebi. Sikur të mos mjaftonte kartoni i verdhë që në minutën e 1’, skuadra kroate pëson golin e parë pikërisht nga ky faulli për gabim të lojtarit kuqezi.

Topi u harkua në zonë dhe një futbollist i Osijek nuk gaboi me kokë duke hapur llogaritë për nder të bluve. Mesfushori shqiptar nisi kështu me ndërhyrjen e tij një natë 'JO' për Lokomotivën që pëson edhe 2 gola plus më vonë.

Rezultati 3-0 kënaq vendasit, kurse Fetai ngel me një pjesë të fajit nga kjo sfidë në Kroaci.

Faulli i Fetait

Goli nga faulli i shkaktuar nga Fetai

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga