Sparta Pragës luajti sot në shtëpi përballë Sigma Olomouc, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të në kampionatin çek. Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 2-3 duke humbur kreun e rendijtes nga Slava Pragë që ka poashtu 22 pikë, por 1 ndeshje më pak.
Një nga autorët e golave ishte sulmuesi shqiptar, Ermal Krasniqi i cili tundi rrjetën në minutën e 92’ duke ngushtuar rezultatin në 2-3. Pavarësisht se vendasit patën edhe 2 raste për të barazuar rezultatin, në fund dolën pa pikë nga stadiumi i tyre duke pësuar disfatën e parë këtë sezon.
Për sulmuesin dardan ky ishte goli i 3-të këtë sezon, ndërsa numëron edhe 2 asiste. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi e nisi titullar ndeshjen, ndërsa sulmuesit Indrit Tuci e Albion Rrahmani u inkuadruan nga stoli.
Goli i Krasniqit: