Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mirlind Daku i jashtëzakonshëm me Rubin Kazan, "fshin merimangat" dhe shënon golin e 5-të në 5 ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mirlind Daku i jashtëzakonshëm me Rubin Kazan, "fshin
Mirlind Daku

Mirlind Daku sapo ka shënuar golin e rradhës në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën në ndeshjen që Rubin Kazan po zhvillon përballë Dinamo Makhachkala e vlefshme për javën e 5-të në Premier League.

Në fundin e pjesës së parë, me anë të një penalltie bomberi dardan fitoi duelin me portierin kundërshtar duke zhbllokuar rezultatin në favor të skuadrës së tij. Daku shënon kështu golin e 5-të këtë sezon në po kaq ndeshje duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme personale.

Daku duket se është plotësisht gati të fitojë gjithnjë e më shumë besim tek trajneri i Kombëtares, Sylvinho për ndeshjet që Shqipëria do të luaj në shtator ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë për Nations League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga