Armando Broja ishte mbrëmjen e djeshme i pafat ndaj Anglisë. Sulmuesi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, por pas 15 minutash pësoi një dëmtim të rëndë.
24-vjeçari po tentonte të kalonte disa kundërshtarë dhe padashje vë keq këmbën në tokë. Gjë e cila solli edhe dëmtimin e tij në kavilje. Dëmtimi duket shumë serioz, me Brojën që shpërtheu në të qara dhe më pas u desht edhe barrela për të dalë nga fusha e lojës.
Ndërkohë pas ndeshjes, Broja është parë duke çaluar, ndërsa ece i mbështetur te mjekët e skuadrës. Këmba e tij e fashur, teksa dukshëm shfaqet mërzitja në fytyrën e tij.
Futbollisti pritet që në ditët në vazhdim do t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe gjendjen e tij. Gjithashtu edhe kohën se sa i duhet për rikuperimin.
Siç dihet sulmuesi nuk po kalon një moment aspak të mirë në karrierën e tij futbollistike, ku i ndikuar edhe nga dëmtimet nuk ka mundur të gjejë formën e duhur dhe të jetë protagonist në fushën e lojës.
Shpresojmë shumë që Broja të rikuperohet shpejt dhe të jetë gati sa më parë për Burnley dhe Kombëtaren shqiptare.
© credit Mantho Prokopi
