
Mirlind Daku
Mirlind Daku është shfaqur sot protagonist me ekipin e tij Rubin Kazan, në ndeshjen përballë Sochi. Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Premier League ruse, përfundoi 2-1 për Rubin Kazan.
Të dy golat u shënuan nga Mirlind Daku. Si fillim, në minutën e 12-të, 27-vjeçari ktheu në gol një penallti. Ndërkohë që në të 78-tën, tundi përsëri rrjetën për të tijët.
Një “dopietë” e rëndësishme e shënuar nga sulmuesi gjilanas, i cili çdo ditë e më shumë kthehet në pikë “kyçe”. Kujtojmë se Daku ka rinovuar me Rubin Kazan deri në vitin 2029.
Goli i parë
Goli i dytë
Poll