Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Festa nuk ka mbaruar ende te Kombëtarja shqiptare, Mirlind Daku thirrje tifozëve para sfidës me Jordaninë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festa nuk ka mbaruar ende te Kombëtarja shqiptare, Mirlind Daku
Mirlind Daku

Shqipëria pas fitores historike që mori ndaj Serbisë, ditën e nesërme do të luajë një sfidë miqësore me Jordaninë. Përballja do të luhet në “Air Albania” dhe nga futbollistët e Kombëtares shihet si një mundësi për të festuar me tifozët triumfin fantastik që morën ndaj Serbisë.

Pikërisht për këtë Mirlind Daku në një video të postuar nga FSHF iu bën thirrje të gjithë tifozëve q të jenë sa më të shumtë në numr për të mbështetur kuqezinjtë. Sulmuesi shprehet se në pamundësi për t’i takuar të gjithë pas fitores me Serbinë, dita e nesërme është ideale për ta kthyer në një ditë feste.

“Tifozë shqiptarë, përshëndetje! Iu presim me datën 14, ditën e martë në stadiumin ‘Ari Albania’, ku do të luajmë kundër Jordanisë. Meqë nuk kishim mundësi të takoheshim me të gjithë ju pas ndeshjes me Serbinë, pas asaj fitoreje madhështore, iu presim me ndeshjen me Jordaninë dhe më pas të festojmë fitoren historike. Faleminderit për përkrahjen dhe vazhdoni të përkrahni Kombëtaren”, ka theksuar Daku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu