Armando Broja i demtuar
E pabesueshme për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet sërish dhe duket se fati i keq e ndjek shqiptarin.
Në një moment gjatë sfidës me Anglinë, Broja mbështet keq këmbë në tokë, gjë e cila solli edhe dëmtimin e tij. Një dëmtim në kavilje, i cili duket shumë serioz nga lotët e 24-vjeçarit.
Sulmuesi “dorëzohet” dhe qan me të madhe, teksa ndodhet i shtrirë në fushën e lojës. Vetëm 15 minuta në fushë dhe më pas dëmtohet dhe del me barrelë. Një tjetër dëmtim, që fatkeqësisht vazhdon të ndikojë në formën e Brojës, i cili kohët e fundit nuk po kalon aspak një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike.
Poll
