
Ermal Krasniqi
Ermal Krasniqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që Sparta e Pragës po luan momentalisht në transfertë ndaj Ceske Budejovice. Kjo ndeshje është 0-2 në favor të Sartës.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar që shënoi golin e dytë për të të tijët. Në minutën e 55-të të sfidës, Krasniqi ia doli që të dërgonte në fundin e rrjetës një top që mori nga shoku i skuadrës, Birmancevic.
Kujtojmë që Krasniqi së bashku me Albion Rrahmanin janë titullarë në këtë sfidë. Ndërsa para pak minutash në fushën e lojës është aktivizuar dhe sulmuesi tjetër, Indrit Tuci.
Poll